– “Jo, nuk ka se ku të futet.” – Ai nuk ka shpëtim dhe nuk ka asnjë që ta mbrojë.
– “Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.” – Kthimi dhe përfundimi është vetëm tek Zoti.
– “Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.” – Njeriu do të njoftohet për gjithçka që ka bërë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Kur libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër – të madhe apo të vogël – pa e shënuar?!” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].