– “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit …” – Mjerë për ata për ndëshkimin e Allahut të Lartësuar dhe zemërimin e Tij mbi ta.
– “… të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen.” – Ata zhyten në kotësira dhe e marrin fenë për tallje dhe lojë, kur janë në dynja.
– “Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit.” – Ata do të tërhiqen zvarrë drejt zjarrit të Xhehenemit.