Select Page

– “Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes …” – Njeriu bëhet dëshmues i vetvetes. Ai i di mirë veprat që ka bërë, edhe nëse nxjerr justifikime ose i mohon ato, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “(Çdokujt do t’i thuhet:) “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”.” [Isra 14].

– “… edhe nëse paraqet arsyetime.” – Edhe nëse nxjerr argumente, për të justifi-kuar qëndrimin dhe padrejtësitë e veta. Muxhahidi thotë: “Edhe nëse njeriu kundërshton për veprat e veta, ai gjithsesi i sheh, i di mirë dhe është i vetëdijshëm për to.” Ky është shpjegimi më i saktë.

Allahu i Lartësuar thotë në ajete të tjera: “Atëherë, atyre s’u mbetet përgjigje tjetër, përveçse të thonë: “Betohemi në Allahun, Zotin tonë se ne nuk ishim idhujtarë!” Shih se si gënjejnë kundër vetes dhe se si iu humbasin idhujt që vetë i trillonin!” [En’am 23, 24.], Ose: “Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë.” [Muxhadile 18].