– “Ky është zjarri, që ju e mohonit.” – Atyre do t’u thuhen fjalë qortuese nga zebanitë, që ua shtojnë edhe më shumë dhimbjen e dëshpërimin.
– “Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?!” – Hyni në Zjarr me një zhytje të tillë, e cila do t’ju mbulojë nga të gjitha anët.
– “Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju!” – është njëlloj për ju, si të bëni durim, si të shfaqni tmerr dhe dëshpërim, përsëri ju nuk mund t’i shmangeni atij ndëshkimi. Nuk ka shpëtim për ju.
– “Ky është i vetmi “shpërblim”, që e merituat me veprat tuaja!” – Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt, përkundrazi, çdo person do ta shpërblejë sipas veprave të veta.