Select Page

– “Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt …” – Ky ishte një mësim prej Allahut Krenar dhe të Lartësuar për Profetin e Tij të dashur, për mënyrën se si ai duhet ta merrte dhe mësonte Shpalljen prej melekut. Arsyeja ishte se Profeti ﷺ nxitonte për ta mësuar pjesën e Kuranit, që Xhibrili i komunikonte, kur meleku ende nuk kishte përfunduar përcjelljen e plotë të saj. Kështu, Allahu Krenar dhe i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij të dashur që, kur të vinte meleku me Shpalljen, ai ta dëgjonte me kujdes atë. Allahu i Madhëruar e siguroi Profetin se Ai do ta mblidhte Kuranin të gjithin në gjoksin e Profetit ﷺ dhe do t’ia lehtësonte atij që ta kumtonte Shpalljen ashtu sikurse e merrte atë, të pastër, pa asnjë shtesë dhe pa mangësi.

Gjithashtu, i Lartësuari i premtoi se do t’ia shtjellonte atë në mënyrën më të qartë dhe të kuptueshme. Kështu, fillimisht, i Madhëruari do ta mblidhte Shpalljen dhe Kuranin në gjoksin e Profetit ﷺ dhe aty do ta nguliste atë. Së dyti, do t’i mundësonte që Profeti ﷺ ta këndonte ashtu sikurse e mori. Së treti, do t’ia shpjegonte Profetit kuptimin e saj plotësisht. Po kështu thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Mos nxito (o Muhamed!) për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!’” [Ta ha 114]. Më pas, i Lartësuari thotë: