– “… sepse e kemi Ne detyrë se si do të ngulitet …” – Pra, është detyrë e Jona që ta mbledhim atë në gjoksin tënd.
– “… dhe këndohet ai!” – Ne do të të mundësojmë që t’i ta këndosh atë, ashtu sikurse e more prej melekut.
– “Pasi të ta kemi kumtuar atë …” – Pasi meleku të ta lexojë Shpalljen nga Allahu i Lartësuar.
– “… atëherë fillo ti!” – Dëgjoje me vëmendje dhe pastaj lexoje ashtu sikurse do ta lexojë meleku.
– “Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë.” – Kështu, pasi ta mësosh dhe ta këndosh pas melekut, Ne do ta qartësojmë ty hollësisht, duke të të inspiruar kuptimet e saj, ashtu sikurse dëshirojmë Ne dhe ashtu siç e kemi vendosur.