Select Page

Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e fatlumëve:

– “Vërtet, të devotshmit do të jenë në kopshtet e Xhenetit dhe në begati …” – Gjendja e tyre është e ndryshme nga ata që ndëshkohen, duke e merituar zemërimin e Zotit.

– “Të kënaqur me ato që u ka dhuruar Zoti i tyre.” – Të lumtur, duke shijuar çdo kënaqësi që u dhuron Zoti dhe mirësitë e përhershme, që gjenden në Xhenet.

– “Zoti i tyre i ruajti ata nga vuajtjet në Zjarrin flakërues.” – Zoti i shpëtoi nga ndëshkimi i Zjarrit, dhe kjo në vetvete është një mirësi e madhe, përveç hyrjes në Xhenet, atje ku ka mirësi të tilla, që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra e askujt prej njerëzve nuk e ka imagjinuar.