Select Page

– “Ata do të rrinë të mbështetur në shtretër të rregulluar mirë.” – Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Të mbë-shtetur në kolltukë përballë njëri-tjetrit.” [Saffat 44]. Ata qëndrojnë në shtretër përballë njëri-tjetrit.

– “Ne do t’i martojmë ata me hyri sybukura.” – Ata do të kenë shoqëruese të mira, bashkëshorte të bukura prej hyrive symëdha. Përshkrimin e hyrive e kemi bërë në shumë ajete të tjera të ngjashme, çka e bën të panevojshme që t’i rikthehemi këtu.