Select Page

– “Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta.” – Allahu i Madhëruar na tregon bujarinë, mirësinë dhe bamirësinë me krijesat, përkujdesin e Tij gjithëpërfshi-rës. I Lartësuari na tregon se, nëse pasardhësit e besimtarëve i pasojnë etërit e tyre në besimin e pastër, Ai ka për t’ua bashkë-ngjitur etërve në gradat e tyre të larta, edhe nëse pasardhësit nuk i arrijnë ato grada me veprat e tyre. Kjo bëhet me qëllim që t’ua kënaqë shpirtrat, sytë dhe zemrat etërve me pasardhësit e tyre, duke i patur pranë, në nivelin ku janë. Ngritja e atyre që janë në gradë më të ulët në një gradë më të lartë, është një mirësi, që nuk ua ul aspak gradën më të zgjedhurve, prandaj i Lartësuari thotë: “… duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta.”

Theuriu sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që thotë se: “Allahu i Madhëruar ka për t’i ngritur pasardhësit e besimtarit në gradën e tij, edhe nëse ata janë më poshtë tij me punët e tyre, me qëllim që t’ia kënaqë sytë dhe zemrën në Xhenet.” Pastaj lexoi: “Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta.” Version të ngjashëm kanë sjellë Ibn Xheriri dhe Ibn Hatimi prej Sufjan Theuriut. El Bezari e transmeton nga Ibn Abasi si hadith ‘merfu’, pra, që i atribuohet Profetit (a.s.), por edhe si hadith ‘meukuf’, pra, thjesht si fjalë e Ibn Abasit.

Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili rrëfen: 2491. “Hadixhja e pyeti Profetin (a.s.) rreth dy djemve të saj, të cilët i vdiqën në kohën përpara Islamit. Profeti i Allahut i tha në fillim: “Ata janë në zjarr.” Por kur pa mërzitjen në fytyrën e saj, i tha: “Sikur ta shihje vendin dhe gradën e tyre, kishe për t’i urryer ata.” O i Dërguari i Allahut! Por djali im, që e kisha prej teje?” Ai tha: “Ai është në Xhenet.” Pastaj Profeti (a.s.) tha: “Me të vërtetë, besimtarët dhe fëmijët e tyre janë në Xhenet. Ndërsa idhujtarët dhe fëmijët e tyre janë në Zjarr.” Pastaj Profeti i Allahut lexoi: “Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta.” [i]

Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar u dhuron mirësi fëmijëve, si bekim edhe për punën e etërve të tyre. Po ashtu, ka hadithe që flasin edhe për mirësi, që u premtohen edhe prindërve, si fryt i lutjeve që fëmijët dhe pasardhësit bëjnë për ta. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut (a.s.) ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar ia lartëson gradën një robi besimtar në Xhenet dhe ai pyet: “O Zot! Nga më erdhi mua ky lartësim dhe kjo e mirë?” Ai thotë: Për shkak të kërkimit të faljes së fëmijës tënd për ty.”

Isnadi i këtij hadithi është i saktë, por (Buhariu dhe Muslimi) nuk e kanë përnxjerrë me këtë version. Megjithatë, ky hadith ka një dëshmues në Sahih-un e Muslimit nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut (a.s.) ka thënë: [255] “Kur biri i Ademit vdes, atij i ndërpriten të gjitha punët e mira, përveç tri gjërave: një fëmijë i mirë, i cili lutet për të; dituria e dobishme, nga e cila përfitojnë njerëzit dhe sadakaja rrjedhëse.”

– “Çdokush është peng i punës së vet.” – Pasi na ftoi të kujtojmë e të mendojmë për mirësitë e shumta, që Ai u dhuron pasardhë-sve, duke i ngritur në gradën e etërve punë-mirë, i Lartësuari flet për drejtësinë e Tij dhe për faktin se Ai askujt nuk i ngarkon peshën e gabimeve të bëra nga dikush tjetër, por veçse peshën e gabimeve të veta dhe atyre për të cilat është bërë shkak: “Çdo-kush është peng i punës së vet.” Pra, është peng i veprave të veta. Mbi të nuk do ngarkohet gabimi i askujt. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Çdo njeri është peng i veprave të veta. përveç të djathtëve, të cilët do jenë në Xhenete …” [Mudethir 38 – 40].

 

[i] Imam Dhehebiu e klasifikon këtë hadith si munker, pra, të papranueshëm. Shih “Mizan el Itidal”. Shejh Albani thotë se senedi i këtij hadithi është i shkëputur. Shih “Hiajetu Ruat”, hadithi 113.