Select Page

– “Atëherë, përkujto, sepse ti, me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as falltar e as i çmendur.” – Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij të dashur që të kumtojë mesazhet e Tij dërguar robërve. Më pas, i Lartësuari hedh poshtë ato trillime, me të cilat shpifësit mundohen të ulin figurën e Profetit: “… sepse ti, me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as falltar …” Ti nuk je fallxhor, dhe lavdërimi i takon Allahut që e lartësoi figurën tënde dhe të ruajti nga çdo mangësi dhe devijim!

El Kahin quhen falltarët, që u vijnë xhindët me lajme dhe informacione, të cilat arrijnë t’i rrëmbejnë prej qiellit. Pastaj i Lartësuari thotë: “… e as i çmendur.” Mexhnun konsiderohet ai që shejtani i mallkuar e ka zaptuar dhe e bën të përçartet. Pra, Muhamedi, i dërguari i Zotit, është i pastër edhe nga një shpifje e tillë. Më pas, i Lartësuari hedh poshtë edhe një trillim tjetër për të Dërguarin e Tij të dashur: