Select Page

– “Mjerë për ty, mjerë! Mjerë për ty, mjerë! – Ky është kërcënim pas kërcënimi prej Allahut të Lartësuar, drejtuar mohuesit, i cili lëvdohet më kot, krenohet, tregohet kryeneç, gjë që duket madje në ecjen dhe sjelljen e tij. Një mburravec mosbesimtar, që nuk fal namazin, që i kthen shpinën të vërtetës dhe ecën gjithë fodullëk, ky kërcë-nim e pret, siç thotë i Lartësuari edhe në ajete të tjera, ku tregon ndëshkimin që i pret këta “zotërinj”: “Rrëmbejeni atë (mosbe-simtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit! Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit! ‘Shijoje dënimin, ti krenari e fisniku (i pamposhtur)! Ky është ai (dënim), për të cilin ishit në dyshim.” [Duhan 49].

Gjithashtu: (Mohuesve do tu thuhet) “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet keqbërës!” [Murselat 46]. “Adhuroni përveç Tij çfarë të doni! Thuaj: “Të dështuar në Ditën e Kijametit janë ata që humbën veten dhe familjen e tyre. Ky është ai dështimi i qartë.” [Zumer 15]. “Veproni si të dëshi-roni, por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju punoni.” [Fussilet 30]. Ibn Ebu Hatimi sjell këtë rrëfim nga Musa Ibn Ebu Aisheh: “Pyeta Said Ibn Xhubejrin rreth këtij ajeti dhe ai më tha se: “Këtë ia tha Profeti ﷺ Ebu Xhehlit dhe, atëherë, Allahu i Lartësuar dhe Krenar zbriti këtë ajet.” Kështu e shënon Nesaiu.