Select Page

– “Betohem për Shtëpinë plot vizitorë.” – Në hadithin e Israsë, që gjendet në të dy Sahih-ët, ndër të tjera thuhet se Profeti i Allahut kaloi qiellin e shtatë. Ai tregon: 2490. “Pastaj unë u ngrita drejt ‘Bejt el Ma’mur’, një shtëpi madhështore. Në të hynin çdo ditë 70 mijë melekë dhe (pasi dilnin) nuk ktheheshin më në të.” Pra, ata adhuronin Zotin atje, bënin tavaf në të, ashtu sikurse bëjnë tavaf banorët e Tokës në Qaben e tyre në Mekë. Bejtul Ma’mur është Qabja e banorëve të qiellit të shtatë.

Atje, Profeti i Allahut gjeti Ibrahimin, të dashurin e Allahut (paqja e Zotit qoftë mbi të!), i cili qëndronte mbështetur në Bejtul Mea’mur. Ibrahimi ka ndërtuar Qaben e Tokës, prandaj, duke qenë se shpërblimi jepet sipas llojit të punës, ai qëndron tashmë në Bejtul Mea’mur. Kjo shtëpi, kjo Qabe mbi qiellin e shtatë, bie drejt e mbi Qaben tokësore. Në çdo qiell ka faltore, ku banorët e tij adhurojnë Zotin e falen në të. Kështu, ndërtesa që ndodhet në qiellin e dynjasë quhet ‘Bejtul Izeh’ – Shtëpia e Krenarisë, por Allahu është më i ditur. Më pas, i Lartësuari thotë: