– “Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm.” – Ibn Abasi dhe Katadja shpjegojnë: “Qielli do të bëjë lëvizje rrethore.” Ky është edhe shpjegimi që ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri.
– “… e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.” – Malet do të lëvizin, do të shndërrohen në pluhur dhe do të zhduken tërësisht, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë, kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë …” [Uakia 6, 7]. Ose: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t’i shpërndajë si pluhur. Vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa asnjë bimësi. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta ha 105].