– “Betohem për kupën e ngritur lart …” – Sufjan el Theuriu përcjell shpjegimin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që thotë se këtu Allahu betohet për qiejt e ngritur lart. Pastaj – thotë Sufjani – Aliu lexoi fjalën e Allahut: “Qiellin e kemi bërë si një mbulesë (kupolë) të sigurt. Megjithatë, ata u kthejnë shpinën shenjave, që këto objekte tregojnë.” [Enbija 32]. Ndërsa Rabi’ Ibn Enes thotë se është fjala për Arshin. Pra, Arshi i Zotit është kupola, mbulesa e të gjitha krijesave, që ka krijuar Zoti. Megjithatë, mendimi i shumicës është se këtu bëhet fjalë edhe për Arshin, edhe për qiejt e lartë.