Select Page

– “Ne i jemi lutur Atij edhe më parë.” – Tjetër cilësi e tyre në jetën e dynjasë, për të cilën ata bisedojnë me njëri-tjetrin, është dhe fakti se ata i luteshin Zotit më dynja me përunjësi, dhe Ai iu përgjigj lutjeve të tyre, duke ua përmbushur kërkesat dhe duke ua realizuar shpresat.

– “Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirëploti.” – Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Mesruku, se Aishja lexoi ajetin: “Por Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit në afshin përcëllues të Zjarrit. Ne i jemi lutur Atij edhe më parë. Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirëploti”, dhe tha: “O Zot! Na bëj mirësi! Na ruaj nga dënimi përvë-lues, sepse Ti je bamirës e Mëshirëplotë!” – “Në namaz i tha?” – e pyetën Eameshin. – “Po” – tha ai.