– “Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë.” – Ata pretendojnë se Muhamedi e trilloi vetë Kuranin.
– “Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë.” – Zgjedhja e tyre për të mohuar këtë të vërtetë i bëri të thonë të tilla fjalë e pretendime, për refuzimin e Muhamedit si Profet i Zotit dhe të Shpalljes që ai solli.