Select Page

– “Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë!” – Nëse është i vërte-të pretendimi juaj se Muhamedi ﷺ e trilloi vetë këtë libër, atëherë sillni dhe ju një të ngjashëm me të. Po ku është e mundur diçka e tillë?! Ajo është jashtë mundësive të tyre. Sikur të mblidheshin të gjithë banorët e Tokës, prej xhindëve dhe njerëzve, nuk do ia dilnin të bënin një libër të ngjashëm me të, madje as dhjetë sure, madje-madje as edhe një sure të vetme, si të Kuranit.