Select Page

Në këto ajete, Allahu i Madhëruar pohon faktin se Ai është Krijuesi, Zotëruesi i gjithçkaje, Mbretëruesi dhe Administruesi i çështjeve të krijesave dhe se Ai është një i vetëm në meritën e adhurimeve të krijesave dhe nënshtrimin e plotë të tyre ndaj Tij. I Lartësuari thotë:

– “A mos vallë, ata u krijuan prej asgjëje …” – Mos vallë, ata erdhën në ekzistencë pa i sjellë dikush?

– “… apo ata vetë janë krijues?!” – Apo ata vetë bënë të mundur ekzistencë e tyre. As e para dhe as e dyta nuk janë si mundësi. Është Allahu Ai i Cili i krijoi ata dhe i bëri të ekzistojnë, pasi nuk ishin as diçka e përmendur në botë.

Buhariu sjell hadithin nga Xhubejr Ibn Mutaimi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që rrëfen: 2494. “E dëgjova Profetin e Allahut të lexonte në namazin e akshamit suren Tur dhe, kur mbërriti në ajetet: “A mos vallë, ata u krijuan prej asgjëje, apo ata vetë janë krijues?! Vallë, ata i krijuan qiejt e Tokën?! Jo, nuk është ashtu, por ata nuk janë bindur. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata mbizotëruesit?!”, zemra ime gati fluturoi jashtë kraharorit.”

Një version i ngjashëm vjen në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit, me rrugë të ndryshme nga Zuhri. Xhubejr Ibn Mutaimi shkoi tek Profeti ﷺ pas luftës së Bedrit, për të shkëmbyer robërit e luftës. Në atë kohë ishte idhujtar, por ishte pikë-risht dëgjimi i këtyre ajeteve mes shkaqeve të forta, që e nxitën atë të pranonte Islamin më vonë. Më pas, i Lartësuari thotë: