Select Page

– “Vallë, ata i krijuan qiejt e Tokën?!” – Edhe kjo është një pyetje, e cila hedh poshtë këtë mundësi dhe qorton idhujtarët për besimet e tyre të kota, sipas të cilave Allahu ka partnerë. Ajo refuzon adhurimet që ata u përkushtojnë zotave të tjerë veç Allahut, edhe pse ata e dinë mirë se Ai është i vetmi Krijues që nuk ka shok, ortak dhe ndihmës në këtë pushtet.

– “Jo, nuk është ashtu, por ata nuk janë bindur.” – Në fakt, pasiguria e tyre i shtyu në devijim dhe humbje.