– “A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?!” – Mos vallë, kanë në kontroll mbretërimin dhe thesaret e botës?
– “Apo mos janë ata mbizotëruesit?!” – Mos vallë janë ata që do të marrin në llogari krijesat? Përgjigjia është e qartë: Jo. Çështja nuk qëndron aspakt ashtu siç mendojnë ata të mjerë. Allahu Krenar dhe i Lartësuar është i vetmi El Malik, pra, Pronari i gjithçkaje, Mbretëruesi, Sunduesi, Ai që administron dhe rregullon çështjet e krijesave. Ai vepron gjithçka që dëshiron dhe askush nuk mund ta pengojë dëshirën dhe vullnetin e Tij.