Select Page

– “A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut?” – Edhe ky është një qortim dhe kërcënim i ashpër për idhujtarët, lidhur me adhurimet që ata i përkushtojnë idhujve, të cilët ia shoqërojnë Zotit si partnerë. Më pas, i Lartësuari dëlirëson Veten e Tij nga ato gjëra, që trillojnë idhujtarët:

– “I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë.”