Select Page

Allahu i Lartësuar na tregon rreth idhujta-rëve, të cilët, vetëm prej kokëfortësisë, refuzojnë edhe ato fakte që janë të prekshme nga shqisat:

– “Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh.” – Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Kështu e fusim atë (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve. Ata nuk e besojnë (shpalljen) dhe ky është një ligji i pandryshueshëm që në popujt e hershëm (keqbërës). Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell, që ata të ngjiteshin vazhdimisht lart, ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.”.” [Hixhr 12 – 15].