Select Page

– “Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai …” – Përpara ndëshkimit në ahiret, kanë edhe një tjetër në dynja, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe) të tërhiqen (prej të këqijave).” [Sexhde 21].

– “… por shumica e tyre nuk e dinë.” – Ata nuk e kuptojnë se çfarë ndodh me ta, por kur t’u shfaqet gjendja në të cilën ndo-dheshin, atëherë ajo do të jetë dëshpëruese dhe gjendja më e keqe që mund të imagji-nohet, më e keqe se gjendja në të cilën ndodheshin më herët. Në disa transmetime vjen hadithi: 2495. “Besimtari, kur sëmuret dhe më pas Allahu e shëron, kjo shërben si falje e gjynaheve të shkuara, por edhe si mësim e këshillë për më pas. Ndërsa kur sëmuret munafiku dhe pastaj shërohet, është si ajo deveja, që nuk e di përse njëherë e mbajnë lidhur dhe njëherë e lëshojnë.” [i]

 

[i] Shejh Shuajb Arnauti e gjykon isnadin e këtij hadithi si të dobët. Shih “Tahrixh Sherh es-Sunne”, hadithi nr 1440.