Select Page

– “Edhe gjatë natës adhuroje Atë …” – Përmende Atë, adhuroje duke kënduar Kuran, duke falur namaz gjatë natës, sikurse thotë i Lartësuari: “Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjithashtu, lexoje Kur’anin e agimit. Vërtet, leximi i Kur’anit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, 79].

– “… si edhe kur yjet nuk duken më.” – Përmendëm më parë, në hadithin e Ibn Abasit, se flitet për dy rekatë namaz, që Profeti (a.s.) i falte përpara namazit të sabahut (pra, sunetet e sabahut). Ato janë caktuar që të falen kur yjet fillojnë të mos duken më, pra, në kohën kur bëhet gati të dalë drita dhe yjet fillojnë të fshihen. Siç vjen në dy Sahih-ët, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: 2499. “Profeti i Allahut nuk ishte më i përkushtuar në ruajtjen e ndonjë vepre sunet, sesa për dy rekatët sunet të sabahut.” Sipas versionit të Muslimit: 2500. “Dy rekatët e sabahut janë më të mirë se e gjithë dynjaja, me gjithçka në të.”

Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tur. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja. Vetëm Ai të ruan nga të këqijat, devijimi dhe vetëm Atij i mbështetemi dhe i kërkojmë ndihmë.