Select Page

– “Por njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në gjynahe …” – Këtu bëhet fjalë për mohuesin, i cili nuk beson ditën e llogarisë përpara Zotit. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi. Kjo është arsyeja, që më pas ai:

– “… pyet: “Kur është Dita e Kijametit?” – Pra, pyet: “Kur do të jetë Kijameti?” Në fakt, pyetja e tij tregon se ai e sheh të largët dhe të pamundur përmbushjen e këtij premtimi dhe kërcënimi, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ata thonë: “Kur do të vijë ky premtimi, nëse thoni të vërtetën?” Thuaj: “Ju ju pret afati i një dite, që nuk mund të shtyhet për më vonë e as nuk do të shpejtohet që të vijë më parë.”!” [Sebe’ 29, 30].