– “Kur shikimi të tmerrohet …” – Kur shikimet e tyre të çoroditen nga tmerri, duke parë nga të gjitha drejtimet, në mënyrë të paqëndrueshme, pa u fiksuar diku. Kjo ndodh nga frika e madhe, që shkaktojnë ngjarjet e Ditës së Kijametit, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.” [Ibrahim 43].
– “… kur Hëna të fshihet …” – Drita e saj do të shuhet.
– “… Dielli e Hëna të bashkohen …” – Muxhahidi shpjegon: “Domethënë, ato do të mbështillen dhe drita e tyre do të shuhet.” Ibn Ebu Zejdi, si shpjegim të këtij ajeti, lexoi ajetet e tjera: “Kur Dielli të jetë mbështjellë dhe yjet të kenë rënë.” [Tekuir 1, 2].
– “… atë ditë, njeriu do të thotë: “Ku të futem?” – Ai do të përpiqet të shmanget, duke thënë: “Ku të futem?” Ai kërkon t’i shmanget qëndrimit të vështirë, duke u fshehur diku.