– “Atë ditë do të ketë edhe fytyra të zymta …” – Këto janë fytyrat e keqbërësve, kriminelëve. Ditën e Kijametit do të jenë të shëmtuara, të nxira, të tmerruara.
– “… që presin atë që të thyen kurrizin.” – Fjala ‘tedhunnu’ është përforcuese: pra, janë të sigurt se po shkojnë drejt ndëshkimit të përhershëm. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t’u thuhet: ‘A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!’ Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në mëshirën (Xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetë-sisht.” [Al Imran 106, 107].
Ose: “Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura, të buzëqeshura e të gëzuara. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, të nxira. Këta janë mohuesit, gjynahqarët.” [Abese 38 – 42]. “Atë ditë sheh fytyra të tmerruara, të lodhura e të rraskapitura. Ata do hyjnë në një zjarr të ndezur fort. Atyre u jepet të pinë prej një uji të valë. Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese, e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të cilat janë të kënaqura për veprat e veta, në kopshte të larta, ku nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme. Aty ka burime, që rrjedhin. Ata kanë frona të lartë, kupa të përgatitura (për të pirë), jastëkë të renditur për mbështetje dhe qilima të shtruar.” [Gashije 2 – 15]