Select Page

Allahu i Lartësuar na tregon për çastet e agonisë së vdekjes së njeriut dhe vështi-rësitë e saj. Allahu na forcoftë në ato çaste me fjalën e vërtetë! Allahu i Lartësuar thotë:

– “Jo, mos ashtu!” – Kuptimi: Mos vazhdoni në mosbesim, sepse kur të vijë ai moment, për të cilin je paralajmëruar, o biri i Ademit, nuk do të mund ta mohosh, sepse atëherë do ta shohësh me sytë e ballit dhe do ta përjetosh.

– “Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit …” – Bëhet fjalë për momentin e vështirë, kur shpirti fillon që të nxirret prej trupit dhe arrin në gropën e fytit, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur shpirti arrin në fyt, e ju në atë çast shikoni (njeriun në agoni), Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk e shihni. Përse atëherë, nëse nuk besoni se do të gjykoheni, nuk e ktheni atë mbrapsht?” [Uakia 83 – 87].