– “… dhe kur të thonë: ‘Kush do t’i këndojë?” – Shprehja ‘rekâ jerki’ ka kuptimin ‘bën rukje, ysht’. Domethënë, a ka ndonjë mjek apo ndonjë që bën rukje, – pra, ta yshtë, – dhe ta shërojë. Këto fjalë i thonë njerëzit e afërt, që janë të pranishëm në ato çaste të vështira. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi, përmes rrugës së Ibn Xheuzait, se fjala ‘rakin’ ka kuptimin ‘ngjitet, ngrihet lart’. Pra, kush do të ngjitet me shpirtin e tij lart në qiell? A do të jenë melekët e mëshirës apo melekët e dënimit? Me këtë kuptim, janë melekët që i thonë këto fjalë në momentin e nxjerrjes së shpirtit.