– “Kur ai të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes, ndërkohë që kërcinjtë do t’i bashkohen me njëri-tjetrin …” – Domethënë, kur të vdekurit i mblidhen dhe bashkohen kërcinjtë në qefin.
– “… atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt. – Tek Ai është kthimi, përfundimi. Kështu do të ndodhë, sepse shpirti do të ngrihet drejt qiejve dhe Allahu i Lartësuar do të thotë: 2795. “Kthejeni robin tim në Tokë. Unë prej asaj e krijova, në të do ta kthej dhe prej saj do ta nxjerr edhe njëherë tjetër.” – sikurse thuhet në hadithin e gjatë të Bera’ Ibn Azibit.
I Lartësuari thotë: “Ai është Sunduesi i robërve të Vet. Ai vë roje për ju. Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime. Pastaj të gjithë do të kthehen tek Allahu, te Sunduesi i tyre i vërtetë. Vetëm Atij i takon sundimi, dhe Ai është më i Shpejti në llogari.” [En’am 61, 62].