– “Por ai nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën …” – Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për mohuesin, i cili në dynja mohon të vërtetën me zemrën e tij. Ky refuzim në zemrën e tij bën që ai të mos i nënshtrohet asaj dhe të mos punojë sipas asaj që ka shpallur Zoti. Të tillë njerëz nuk kanë mirësi as në zemrat e tyre, sepse ata nuk besojnë të vërtetën, dhe as nga ana e jashtme, pra, në veprat e tyre.