– “… e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk.” – Domethënë, i vetëkënaqur, duke lëvduar veten, përtac për punë të mira, pa asnjë ambicie dhe vullnet për mirësi dhe pa asnjë punë të tillë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.” [Mutaffifin 31]. “Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet. Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur. Por, jo, sepse Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë.” [Inshikak 13 – 15]. Allahu i Lartësuar na tregon që mohuesi kthehet në shtëpinë e tij si i vetëkënaqur, i mbushur me vetëpëlqim dhe lëvdata për veten.
33. e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk.
by uthman Agolli | Sep 9, 2024 | 075. EL KIJAME | 0 comments