Select Page

– “A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?!” – Mos vallë, mendon njeriu se është lënë pa përgjegjësi, pa urdhra dhe pa ndalesa. Mos vallë, do të lihet në varrin e tij ashtu i braktisur, duke mos u ringjallur më kurrë?! Përkundrazi, njeriu në jetën e kësaj bote ka urdhëresa të qarta, ka ndalesa të qarta dhe është porositur që t’iu përmbahet rregullave dhe shpalljeve të Zotit, prandaj, pa dyshim që nuk do të lihet i tretur e i harruar në varr, por do të ringjallet tek Allahu i Lartësuar, për të vazhduar në jetën e ahiretit.

Qëllimi këtu është për të treguar se Dita e Ringjalljes është një e vërtetë e sigurt, për të cilën askush nuk duhet të ketë dyshim. Pra, ky ajet vjen si kundërshtim i atyre që e mohojnë vërtetësinë e kësaj dite, i atyre njerëzve që janë të devijuar, të zhytur në injorancë dhe që e refuzojnë të vërtetën në kokëfortësi, edhe pse e dinë mirë vërtetësinë e saj. Në vijim, i Lartësuari argumenton për vërtetësinë e ringjalljes me faktin se ishte Ai që e filloi krijimin nga mosekzistenca, nga hiçi, kur nuk ekzistonte asgjë: