Select Page

– “A nuk vjen ai nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë …” – A nuk ishte njeriu thjesht një pikë lëngu e nënçmuar, që del nga shpinat e burrave dhe hidhet me forcë në mitrat e nënave?

– “… e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij, Ai krijon mashkullin dhe femrën?!” – Bëhet ‘alekah’ – dromcë gjaku, pastaj ‘mudgah’ – si një kafshatë mishi e përtypur. Pastaj formësohet dhe i fryhet shpirti, duke u bërë një krijesë tjetër, i plotë, i shëndetshëm, me gjymtyrë të dallueshme, mashkull apo femër, si të dëshirojë dhe përcaktojë Allahu.