Select Page

– “A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t’i ngjallur të vdekurit?!” – Pra, Ai i Cili e krijoi njeriun dhe e perfeksionoi këtë krijim nga kjo pikë lëngu e dobët, a nuk është i Plotpushtetshëm që ta rikthejë atë, ashtu sikurse e filloi krijimin?! Pa dyshim që, duke marë parasysh pushtetin absolut të Zotit, është më parësore të besohet që ai ta rikthejë krijimin e njeriut, duke e krahasuar me fillimin e krijimit të tij.

Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij hadithin nga një sahab, që thotë se, një ditë, ai ishte ulur në tarracë dhe ishte duke lexuar Kuran me zë të lartë. Kur ai lexoi: “A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t’i ngjallur të vdekurit?!” tha: 2797. “I Pastër dhe i Dëlirë je o Zoti im! Padyshim që po!”. Kur e pyetën përse e tha këtë, ai përgjigj: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut ﷺ që ta thotë këtë.” Ebu Daudi sjell një version të ngjashëm të këtij rrëfimi, pa treguar se cili sahab ishte. Megjithatë, kjo nuk e dëmton aspak këtë hadith.

Ebu Daudi sjell një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2798. “Ai që lexon suren Tin deri në fund, ku thuhet: “A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?”, le të thotë: Belâ ue in-nâ alâ dhâlike le minesh-shâhidin. (Po, dhe ne për këtë jemi dëshmi-tarë!)”. Ndërsa ai që lexon suren Kijame deri në ajetin: “A nuk është Ai i Plotpu-shtetshëm për t’i ngjallur të vdekurit?!”, le të thotë: “Belâ” (Po, o Zot!). Edhe në suren Murselat, ai që lexon: “Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!”, le të thotë: Amennâ bil-lah (Besuam Allahun). Kështu e sjellin imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kijame. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij.