052. ET-TUR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com ibnkethiri Thu, 15 Feb 2024 14:33:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si edhe kur yjet nuk duken më. https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/49-edhe-gjate-nates-adhuroje-ate-si-edhe-kur-yjet-nuk-duken-me/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/49-edhe-gjate-nates-adhuroje-ate-si-edhe-kur-yjet-nuk-duken-me/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:50:41 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20167 – “Edhe gjatë natës adhuroje Atë …” – Përmende Atë, adhuroje duke kënduar Kuran, duke falur namaz gjatë natës, sikurse thotë i Lartësuari: “Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjithashtu, lexoje Kur’anin e agimit. Vërtet, leximi i Kur’anit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, 79].

– “… si edhe kur yjet nuk duken më.” – Përmendëm më parë, në hadithin e Ibn Abasit, se flitet për dy rekatë namaz, që Profeti (a.s.) i falte përpara namazit të sabahut (pra, sunetet e sabahut). Ato janë caktuar që të falen kur yjet fillojnë të mos duken më, pra, në kohën kur bëhet gati të dalë drita dhe yjet fillojnë të fshihen. Siç vjen në dy Sahih-ët, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: 2499. “Profeti i Allahut nuk ishte më i përkushtuar në ruajtjen e ndonjë vepre sunet, sesa për dy rekatët sunet të sabahut.” Sipas versionit të Muslimit: 2500. “Dy rekatët e sabahut janë më të mirë se e gjithë dynjaja, me gjithçka në të.”

Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tur. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja. Vetëm Ai të ruan nga të këqijat, devijimi dhe vetëm Atij i mbështetemi dhe i kërkojmë ndihmë.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/49-edhe-gjate-nates-adhuroje-ate-si-edhe-kur-yjet-nuk-duken-me/feed/ 0
48. Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se t’i je nën mbikëqyrjen Tonë! Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh! https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/48-bej-durim-me-gjykimin-e-zotit-tend-se-ti-je-nen-mbikeqyrjen-tone-madheroje-me-falenderim-zotin-tend-kur-te-ngrihesh/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/48-bej-durim-me-gjykimin-e-zotit-tend-se-ti-je-nen-mbikeqyrjen-tone-madheroje-me-falenderim-zotin-tend-kur-te-ngrihesh/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:50:00 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20164 – “Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se t’i je nën mbikëqyrjen Tonë!” – Bëj durim përballë këtyre mundimeve që të japin dhe mos u kushto shumë rëndësi, sepse ti je nën vëzhgimin Tonë, nën mbrojtjen Tonë të plotë.

– “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!” – Kanë ardhur tri shpjegime për këtë ajet. Dahaku thotë se këtu bëhet fjalë për lutjen e hapjes së namazit: 2496. “Sub’ĥânekell-llâhum-me ue bi ĥamdike, ue tebâreke-smuke, ue teâlâ xhed-duke, ue lâ ilâhe ĝajruke. (I lavdëruar dhe larg çdo të mete je, o i Adhuruari im në lavdinë Tënde. I lartësuar, i madhëruar dhe begatisjellës është emri Yt! E lartësuar është madhëria Jote! Nuk ka të adhuruar tjetër të meritueshëm veç Teje!)” Muslimi e sjell këtë në Sahih-un e tij nga Umeri, i cili e thoshte këtë lutje në fillim të namazit. Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve përcjellin nga Ebu Saidi dhe të tjerë, se Profeti (a.s.) e thoshte këtë lutje në hapje të namazit. Ebu El Xheuzâ thotë: “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!”, dome-thënë, kur ngrihesh nga gjumi, nga shtrojet e tua. Ky është shpjegimi i dytë, që e ka përzgjedhur Ibn Xheriri.

Në pohim të këtij, imam Ahmedi sjell hadithin nga Ubada Ibn Samiti, se Profeti i Allahut ka thënë: 2497. “Ai që zgjohet natën dhe thotë: “Lâ ilâhe il-lAll-llâhu ueĥdehû lâ sherike lehu, lehul mulku ue lehul ĥamdu ue hue alâ kul-li shej’in kadir. Subĥânallah, El ĥamdu lil-lâh, Lâ ilâhe il-l’Allah, Allahu ekber, Lâ ĥaule ue lâ ku-uete il-lâ bil-lah.” (S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqi-shëm për çdo gjë! I pastër e i lartësuar është Allahu, të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë, pa ndihmën e Allahut!”. Pastaj thotë: Rabi’gfir li (O Zot, më fal mua!)”, (Ose) Pastaj lutet, lutja e tij do të marrë përgjigje. Dhe nëse i jep forcë vetes dhe merr abdes, dhe pastaj fal namaz, i pranohet namazi i tij.” Kështu e ka përnxjerrë Buhariu Sahih-un e tij. Edhe autorët e Sunen-eve sjellin version të ngjashëm prej Uelid Ibn Muslimit.

Ndërsa Muxhahidi vjen me një shpjegim tjetër: “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!”, domethënë, bëje këtë sa herë që të ngrihesh për të ikur nga një takim. Ebu Ehuasi thotë: “Para se të ngriheni nga një tubim, thoni: “Subĥâne-kell-llâhum-me ue bi ĥamdike!” (I lartësuar dhe larg çdo të mete je, o Zoti im, në lavdinë Tënde!) Ndërsa nga Ata Ibn Ebi Rabah përcillet se, duke folur për këtë ajet, tha: “Domethënë, kur ngrihesh nga një mexhlis, nëse atje ke folur mirë, do të të shtohen mirësitë; nëse ke bërë diçka tjetër, kjo do të jetë falje për ty.” Ebu Daudi sjell një hadith, – dhe ky është teksti i sjellë prej tij, – që e transmeton gjithashtu, Nesaiu dhe El-Hakimi në Mustedrak, nga Ebu Berzede el Eslemi, se: 2498. “Profeti (a.s.), në kohën e fundit të jetës së tij, sa herë që donte të ngrihej prej ndonjë mexhlisi, thoshte: “Subĥânekell-llâhum-me ue bi ĥamdike ue eshhedu en lâ ilâhe il-lâ ente estagfiruke ue etûbu ilejke!” (I lartësuar dhe larg çdo të mete je, o Zoti im, në lavdinë Tënde! Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç teje. Ty të kërkoj falje dhe tek ti kthehem i penduar!). Atëherë një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ti tani po thua disa fjalë, që nuk i thoje më përpara.” Ai tha: “Kjo është falje për atë që mund të ketë qenë në mexhlis.”

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/48-bej-durim-me-gjykimin-e-zotit-tend-se-ti-je-nen-mbikeqyrjen-tone-madheroje-me-falenderim-zotin-tend-kur-te-ngrihesh/feed/ 0
47. Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë. https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/47-eshte-e-vertete-se-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-ka-nje-denim-me-te-afert-se-ai-por-shumica-e-tyre-nuk-e-dine/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/47-eshte-e-vertete-se-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-ka-nje-denim-me-te-afert-se-ai-por-shumica-e-tyre-nuk-e-dine/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:49:42 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20161 – “Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai …” – Përpara ndëshkimit në ahiret, kanë edhe një tjetër në dynja, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe) të tërhiqen (prej të këqijave).” [Sexhde 21].

– “… por shumica e tyre nuk e dinë.” – Ata nuk e kuptojnë se çfarë ndodh me ta, por kur t’u shfaqet gjendja në të cilën ndo-dheshin, atëherë ajo do të jetë dëshpëruese dhe gjendja më e keqe që mund të imagji-nohet, më e keqe se gjendja në të cilën ndodheshin më herët. Në disa transmetime vjen hadithi: 2495. “Besimtari, kur sëmuret dhe më pas Allahu e shëron, kjo shërben si falje e gjynaheve të shkuara, por edhe si mësim e këshillë për më pas. Ndërsa kur sëmuret munafiku dhe pastaj shërohet, është si ajo deveja, që nuk e di përse njëherë e mbajnë lidhur dhe njëherë e lëshojnë.” [i]

 

[i] Shejh Shuajb Arnauti e gjykon isnadin e këtij hadithi si të dobët. Shih “Tahrixh Sherh es-Sunne”, hadithi nr 1440.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/47-eshte-e-vertete-se-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-ka-nje-denim-me-te-afert-se-ai-por-shumica-e-tyre-nuk-e-dine/feed/ 0
46. Ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi e kur nuk do të ndihmohen. https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/46-diten-kur-dredhite-e-tyre-nuk-u-bejne-me-asnje-dobi-e-kur-nuk-do-te-ndihmohen/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/46-diten-kur-dredhite-e-tyre-nuk-u-bejne-me-asnje-dobi-e-kur-nuk-do-te-ndihmohen/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:49:24 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20158 – “Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë ditën kur ata të shtangin …” – Pra, lëri ata, o Muhamed, deri kur të vijë Dita e Kija-metit.

– “Ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi …” – Ditën e Kijametit, intri-gat e tyre nuk kanë asnjë vlerë e funksion.

– “… e kur nuk do të ndihmohen.” – Askush nuk ka për t’i ndihmuar që të shpë-tojnë atë ditë.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/46-diten-kur-dredhite-e-tyre-nuk-u-bejne-me-asnje-dobi-e-kur-nuk-do-te-ndihmohen/feed/ 0
45. Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë Ditën kur ata të shtangin https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/45-prandaj-leri-ata-derisa-te-perjetojne-diten-kur-ata-te-shtangin/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/45-prandaj-leri-ata-derisa-te-perjetojne-diten-kur-ata-te-shtangin/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:49:07 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20155 – “Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë ditën kur ata të shtangin …” – Pra, lëri ata, o Muhamed, deri kur të vijë Dita e Kija-metit.

– “Ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi …” – Ditën e Kijametit, intri-gat e tyre nuk kanë asnjë vlerë e funksion.

– “… e kur nuk do të ndihmohen.” – Askush nuk ka për t’i ndihmuar që të shpë-tojnë atë ditë.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/45-prandaj-leri-ata-derisa-te-perjetojne-diten-kur-ata-te-shtangin/feed/ 0
44. Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh.” https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/44-edhe-sikur-te-shihnin-ndonje-send-duke-rene-nga-qielli-ata-do-te-thoshin-eshte-vec-nje-grumbull-resh/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/44-edhe-sikur-te-shihnin-ndonje-send-duke-rene-nga-qielli-ata-do-te-thoshin-eshte-vec-nje-grumbull-resh/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:48:51 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20152 Allahu i Lartësuar na tregon rreth idhujta-rëve, të cilët, vetëm prej kokëfortësisë, refuzojnë edhe ato fakte që janë të prekshme nga shqisat:

– “Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh.” – Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Kështu e fusim atë (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve. Ata nuk e besojnë (shpalljen) dhe ky është një ligji i pandryshueshëm që në popujt e hershëm (keqbërës). Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell, që ata të ngjiteshin vazhdimisht lart, ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.”.” [Hixhr 12 – 15].

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/44-edhe-sikur-te-shihnin-ndonje-send-duke-rene-nga-qielli-ata-do-te-thoshin-eshte-vec-nje-grumbull-resh/feed/ 0
43. A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut? I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë. https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/43-a-mos-kane-ata-ndonje-zot-tjeter-vec-allahut-i-larte-eshte-allahu-nga-gjithcka-qe-ata-i-shoqerojne/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/43-a-mos-kane-ata-ndonje-zot-tjeter-vec-allahut-i-larte-eshte-allahu-nga-gjithcka-qe-ata-i-shoqerojne/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:47:55 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20149 – “A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut?” – Edhe ky është një qortim dhe kërcënim i ashpër për idhujtarët, lidhur me adhurimet që ata i përkushtojnë idhujve, të cilët ia shoqërojnë Zotit si partnerë. Më pas, i Lartësuari dëlirëson Veten e Tij nga ato gjëra, që trillojnë idhujtarët:

– “I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë.”

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/43-a-mos-kane-ata-ndonje-zot-tjeter-vec-allahut-i-larte-eshte-allahu-nga-gjithcka-qe-ata-i-shoqerojne/feed/ 0
42. A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë. https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/42-a-mos-po-kurdisin-kurthe-kunder-teje-le-ta-dine-atehere-se-ne-kurth-do-te-bien-vetem-ata-qe-nuk-besojne/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/42-a-mos-po-kurdisin-kurthe-kunder-teje-le-ta-dine-atehere-se-ne-kurth-do-te-bien-vetem-ata-qe-nuk-besojne/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:47:39 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20146 – “A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë.” – Nëse ata thurin intriga, le ta dijnë se ato do të kthehen e bien mbi kokat e vetë atyre.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/42-a-mos-po-kurdisin-kurthe-kunder-teje-le-ta-dine-atehere-se-ne-kurth-do-te-bien-vetem-ata-qe-nuk-besojne/feed/ 0
41. A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/41-a-mos-njohin-ata-fshehtesite-qe-te-mund-ti-shkruajne/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/41-a-mos-njohin-ata-fshehtesite-qe-te-mund-ti-shkruajne/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:47:21 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20143 – “A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?!” – Asgjë nga këto nuk qëndron, sepse të fshehtën e di veçse Allahu i Lartësuar dhe askush tjetër.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/41-a-mos-njohin-ata-fshehtesite-qe-te-mund-ti-shkruajne/feed/ 0
40. A mos po u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të rënduar nga shpenzimet? https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/40-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-jane-te-renduar-nga-shpenzimet/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/40-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-jane-te-renduar-nga-shpenzimet/#respond Mon, 02 Oct 2023 13:47:01 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=20140 – “A mos po u kërkon atyre shpërblim …” – Mos vallë, po u kërkon pagesë për kumti-min e të vërtetës dhe për qartësimin e mesazheve të Zotit? Pa dyshim që jo.

– “… e ata janë të rënduar nga shpenzimet?” – Mos vallë, ata janë të rënduar nga pagesat e shumta? Pa dyshim që çështja nuk është aspak kështu.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/40-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-jane-te-renduar-nga-shpenzimet/feed/ 0