Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com ibnkethiri Thu, 12 Sep 2024 07:37:51 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 40. A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t’i ngjallur të vdekurit?! https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/40-a-nuk-eshte-ai-i-plotpushtetshem-per-ti-ngjallur-te-vdekurit/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/40-a-nuk-eshte-ai-i-plotpushtetshem-per-ti-ngjallur-te-vdekurit/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:18:50 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28039 – “A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t’i ngjallur të vdekurit?!” – Pra, Ai i Cili e krijoi njeriun dhe e perfeksionoi këtë krijim nga kjo pikë lëngu e dobët, a nuk është i Plotpushtetshëm që ta rikthejë atë, ashtu sikurse e filloi krijimin?! Pa dyshim që, duke marë parasysh pushtetin absolut të Zotit, është më parësore të besohet që ai ta rikthejë krijimin e njeriut, duke e krahasuar me fillimin e krijimit të tij.

Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij hadithin nga një sahab, që thotë se, një ditë, ai ishte ulur në tarracë dhe ishte duke lexuar Kuran me zë të lartë. Kur ai lexoi: “A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t’i ngjallur të vdekurit?!” tha: 2797. “I Pastër dhe i Dëlirë je o Zoti im! Padyshim që po!”. Kur e pyetën përse e tha këtë, ai përgjigj: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut ﷺ që ta thotë këtë.” Ebu Daudi sjell një version të ngjashëm të këtij rrëfimi, pa treguar se cili sahab ishte. Megjithatë, kjo nuk e dëmton aspak këtë hadith.

Ebu Daudi sjell një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2798. “Ai që lexon suren Tin deri në fund, ku thuhet: “A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?”, le të thotë: Belâ ue in-nâ alâ dhâlike le minesh-shâhidin. (Po, dhe ne për këtë jemi dëshmi-tarë!)”. Ndërsa ai që lexon suren Kijame deri në ajetin: “A nuk është Ai i Plotpu-shtetshëm për t’i ngjallur të vdekurit?!”, le të thotë: “Belâ” (Po, o Zot!). Edhe në suren Murselat, ai që lexon: “Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!”, le të thotë: Amennâ bil-lah (Besuam Allahun). Kështu e sjellin imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kijame. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/40-a-nuk-eshte-ai-i-plotpushtetshem-per-ti-ngjallur-te-vdekurit/feed/ 0
39. Dhe, prej atij, Ai krijon mashkullin dhe femrën?! https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/39-dhe-prej-atij-ai-krijon-mashkullin-dhe-femren/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/39-dhe-prej-atij-ai-krijon-mashkullin-dhe-femren/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:18:27 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28036 – “A nuk vjen ai nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë …” – A nuk ishte njeriu thjesht një pikë lëngu e nënçmuar, që del nga shpinat e burrave dhe hidhet me forcë në mitrat e nënave?

– “… e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij, Ai krijon mashkullin dhe femrën?!” – Bëhet ‘alekah’ – dromcë gjaku, pastaj ‘mudgah’ – si një kafshatë mishi e përtypur. Pastaj formësohet dhe i fryhet shpirti, duke u bërë një krijesë tjetër, i plotë, i shëndetshëm, me gjymtyrë të dallueshme, mashkull apo femër, si të dëshirojë dhe përcaktojë Allahu.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/39-dhe-prej-atij-ai-krijon-mashkullin-dhe-femren/feed/ 0
38. e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai e krijon dhe e përsos. https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/38-e-pastaj-behet-gjak-i-trashe-qe-ai-e-krijon-dhe-e-persos/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/38-e-pastaj-behet-gjak-i-trashe-qe-ai-e-krijon-dhe-e-persos/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:17:58 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28033 – “A nuk vjen ai nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë …” – A nuk ishte njeriu thjesht një pikë lëngu e nënçmuar, që del nga shpinat e burrave dhe hidhet me forcë në mitrat e nënave?

– “… e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij, Ai krijon mashkullin dhe femrën?!” – Bëhet ‘alekah’ – dromcë gjaku, pastaj ‘mudgah’ – si një kafshatë mishi e përtypur. Pastaj formësohet dhe i fryhet shpirti, duke u bërë një krijesë tjetër, i plotë, i shëndetshëm, me gjymtyrë të dallueshme, mashkull apo femër, si të dëshirojë dhe përcaktojë Allahu.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/38-e-pastaj-behet-gjak-i-trashe-qe-ai-e-krijon-dhe-e-persos/feed/ 0
37. A nuk vjen ai nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë, https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/37-a-nuk-vjen-ai-nga-nje-pike-lengu-qe-hidhet-me-force/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/37-a-nuk-vjen-ai-nga-nje-pike-lengu-qe-hidhet-me-force/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:17:29 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28030 – “A nuk vjen ai nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë …” – A nuk ishte njeriu thjesht një pikë lëngu e nënçmuar, që del nga shpinat e burrave dhe hidhet me forcë në mitrat e nënave?

– “… e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij, Ai krijon mashkullin dhe femrën?!” – Bëhet ‘alekah’ – dromcë gjaku, pastaj ‘mudgah’ – si një kafshatë mishi e përtypur. Pastaj formësohet dhe i fryhet shpirti, duke u bërë një krijesë tjetër, i plotë, i shëndetshëm, me gjymtyrë të dallueshme, mashkull apo femër, si të dëshirojë dhe përcaktojë Allahu.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/37-a-nuk-vjen-ai-nga-nje-pike-lengu-qe-hidhet-me-force/feed/ 0
36. A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?! https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/36-a-mos-mendon-njeriu-se-do-te-lihet-pa-dhene-llogari/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/36-a-mos-mendon-njeriu-se-do-te-lihet-pa-dhene-llogari/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:17:02 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28027 – “A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?!” – Mos vallë, mendon njeriu se është lënë pa përgjegjësi, pa urdhra dhe pa ndalesa. Mos vallë, do të lihet në varrin e tij ashtu i braktisur, duke mos u ringjallur më kurrë?! Përkundrazi, njeriu në jetën e kësaj bote ka urdhëresa të qarta, ka ndalesa të qarta dhe është porositur që t’iu përmbahet rregullave dhe shpalljeve të Zotit, prandaj, pa dyshim që nuk do të lihet i tretur e i harruar në varr, por do të ringjallet tek Allahu i Lartësuar, për të vazhduar në jetën e ahiretit.

Qëllimi këtu është për të treguar se Dita e Ringjalljes është një e vërtetë e sigurt, për të cilën askush nuk duhet të ketë dyshim. Pra, ky ajet vjen si kundërshtim i atyre që e mohojnë vërtetësinë e kësaj dite, i atyre njerëzve që janë të devijuar, të zhytur në injorancë dhe që e refuzojnë të vërtetën në kokëfortësi, edhe pse e dinë mirë vërtetësinë e saj. Në vijim, i Lartësuari argumenton për vërtetësinë e ringjalljes me faktin se ishte Ai që e filloi krijimin nga mosekzistenca, nga hiçi, kur nuk ekzistonte asgjë:

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/36-a-mos-mendon-njeriu-se-do-te-lihet-pa-dhene-llogari/feed/ 0
35. Mjerë për ty, mjerë!” https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/35-mjere-per-ty-mjere/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/35-mjere-per-ty-mjere/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:16:40 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28024 – “Mjerë për ty, mjerë! Mjerë për ty, mjerë! – Ky është kërcënim pas kërcënimi prej Allahut të Lartësuar, drejtuar mohuesit, i cili lëvdohet më kot, krenohet, tregohet kryeneç, gjë që duket madje në ecjen dhe sjelljen e tij. Një mburravec mosbesimtar, që nuk fal namazin, që i kthen shpinën të vërtetës dhe ecën gjithë fodullëk, ky kërcënim e pret, siç thotë i Lartësuari edhe në ajete të tjera, ku tregon ndëshkimin që i pret këta “zotërinj”: “Rrëmbejeni atë (mosbe-simtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit! Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit! ‘Shijoje dënimin, ti krenari e fisniku (i pamposhtur)! Ky është ai (dënim), për të cilin ishit në dyshim.” [Duhan 49].

Gjithashtu: (Mohuesve do tu thuhet) “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet keqbërës!” [Murselat 46]. “Adhuroni përveç Tij çfarë të doni! Thuaj: “Të dështuar në Ditën e Kijametit janë ata që humbën veten dhe familjen e tyre. Ky është ai dështimi i qartë.” [Zumer 15]. “Veproni si të dëshi-roni, por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju punoni.” [Fussilet 30]. Ibn Ebu Hatimi sjell këtë rrëfim nga Musa Ibn Ebu Aisheh: “Pyeta Said Ibn Xhubejrin rreth këtij ajeti dhe ai më tha se: “Këtë ia tha Profeti ﷺ Ebu Xhehlit dhe, atëherë, Allahu i Lartësuar dhe Krenar zbriti këtë ajet.” Kështu e shënon Nesaiu.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/35-mjere-per-ty-mjere/feed/ 0
34. (Atij do t’i thuhet) “Mjerë për ty, mjerë! https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/34-atij-do-ti-thuhet-mjere-per-ty-mjere/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/34-atij-do-ti-thuhet-mjere-per-ty-mjere/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:16:05 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28021 – “Mjerë për ty, mjerë! Mjerë për ty, mjerë! – Ky është kërcënim pas kërcënimi prej Allahut të Lartësuar, drejtuar mohuesit, i cili lëvdohet më kot, krenohet, tregohet kryeneç, gjë që duket madje në ecjen dhe sjelljen e tij. Një mburravec mosbesimtar, që nuk fal namazin, që i kthen shpinën të vërtetës dhe ecën gjithë fodullëk, ky kërcë-nim e pret, siç thotë i Lartësuari edhe në ajete të tjera, ku tregon ndëshkimin që i pret këta “zotërinj”: “Rrëmbejeni atë (mosbe-simtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit! Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit! ‘Shijoje dënimin, ti krenari e fisniku (i pamposhtur)! Ky është ai (dënim), për të cilin ishit në dyshim.” [Duhan 49].

Gjithashtu: (Mohuesve do tu thuhet) “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet keqbërës!” [Murselat 46]. “Adhuroni përveç Tij çfarë të doni! Thuaj: “Të dështuar në Ditën e Kijametit janë ata që humbën veten dhe familjen e tyre. Ky është ai dështimi i qartë.” [Zumer 15]. “Veproni si të dëshi-roni, por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju punoni.” [Fussilet 30]. Ibn Ebu Hatimi sjell këtë rrëfim nga Musa Ibn Ebu Aisheh: “Pyeta Said Ibn Xhubejrin rreth këtij ajeti dhe ai më tha se: “Këtë ia tha Profeti ﷺ Ebu Xhehlit dhe, atëherë, Allahu i Lartësuar dhe Krenar zbriti këtë ajet.” Kështu e shënon Nesaiu.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/34-atij-do-ti-thuhet-mjere-per-ty-mjere/feed/ 0
33. e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk. https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/33-e-pastaj-shkon-te-familja-e-vet-gjithe-fodullek/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/33-e-pastaj-shkon-te-familja-e-vet-gjithe-fodullek/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:15:11 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28019 – “… e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk.” – Domethënë, i vetëkënaqur, duke lëvduar veten, përtac për punë të mira, pa asnjë ambicie dhe vullnet për mirësi dhe pa asnjë punë të tillë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.” [Mutaffifin 31]. “Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet. Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur. Por, jo, sepse Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë.” [Inshikak 13 – 15]. Allahu i Lartësuar na tregon që mohuesi kthehet në shtëpinë e tij si i vetëkënaqur, i mbushur me vetëpëlqim dhe lëvdata për veten.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/33-e-pastaj-shkon-te-familja-e-vet-gjithe-fodullek/feed/ 0
32. por vetëm mohon dhe kthen shpinën, https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/32-por-vetem-mohon-dhe-kthen-shpinen/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/32-por-vetem-mohon-dhe-kthen-shpinen/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:14:38 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28016 – “Por ai nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën …” – Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për mohuesin, i cili në dynja mohon të vërtetën me zemrën e tij. Ky refuzim në zemrën e tij bën që ai të mos i nënshtrohet asaj dhe të mos punojë sipas asaj që ka shpallur Zoti. Të tillë njerëz nuk kanë mirësi as në zemrat e tyre, sepse ata nuk besojnë të vërtetën, dhe as nga ana e jashtme, pra, në veprat e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/32-por-vetem-mohon-dhe-kthen-shpinen/feed/ 0
31. Kurse ai nuk beson dhe as nuk fal namaz, https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/31-kurse-ai-nuk-beson-dhe-as-nuk-fal-namaz/ https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/31-kurse-ai-nuk-beson-dhe-as-nuk-fal-namaz/#respond Mon, 09 Sep 2024 14:14:02 +0000 https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/?p=28013 – “Por ai nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën …” – Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për mohuesin, i cili në dynja mohon të vërtetën me zemrën e tij. Ky refuzim në zemrën e tij bën që ai të mos i nënshtrohet asaj dhe të mos punojë sipas asaj që ka shpallur Zoti. Të tillë njerëz nuk kanë mirësi as në zemrat e tyre, sepse ata nuk besojnë të vërtetën, dhe as nga ana e jashtme, pra, në veprat e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani-ibnkethiri.com/31-kurse-ai-nuk-beson-dhe-as-nuk-fal-namaz/feed/ 0